top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PAPA FRANÇESKU: TREGTARËT DHE TRAFIKANTËT E DROGËS JANË VRASËS | NE NUK MUND TË INJOROJMË QËLLIMET DHE VEPRIMET E TYRE TË LIGA.

Vatikan | Ne nuk mund të injorojmë qëllimet dhe veprimet e liga të tregtarëve dhe trafikantëve të drogës - ata janë vrasës”, tha Papa Françesku në audiencën e përgjithshme, kushtuar Ditës Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogave, që ndodh sot.

 

Duke i shtuar fjalës së tij disa fjalë pa “doganë”, Papa tha në përfundim se: “Le të lutemi edhe për këta kriminelë që shpenzojnë para dhe u japin drogë të rinjve: ata janë kriminelë, janë vrasës. Le të lutemi për konvertimin e tyre.

 

Duke ditur shumë histori tragjike të narkomanëve dhe familjeve të tyre, jam i bindur se është moralisht e nevojshme t'i jepet fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”, theksoi Papa Françesku.

 

Sa trafikantë të vdekjes ka, sepse trafikantët e drogës janë trafikantë të vdekjes, të shtyrë nga logjika e pushtetit dhe parasë me çdo kusht!


Kjo murtajë që prodhon dhunë dhe mbjell vuajtje dhe vdekje, kërkon nga shoqëria në tërësi një akt të guxim”, deklaroi Papa Françesku, sipas të cilit, reduktimi i varësisë nga droga nuk arrihet duke liberalizuar konsumin e tyre - kjo është një fantazi - siç është propozuar, apo zbatuar tashmë, në disa vende.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page