Vatikan | “Gratë kanë të drejtën e jetës, jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre”, kështu iu përgjigj Papa Françesku një pyetjeje për abortin në konferencën për shtyp gjatë fluturimit nga Brukseli në Romë.
“Aborti është vrasje. Vritet njeriu? Mjekët që e bëjnë këtë janë, më lejoni fjalën, vrasës”, tha Papa Françesku.
“Dhe ju nuk mund të debatoni me këtë. Një gjë tjetër janë metodat kontraceptive. Ato janë tjetër gjë. Mos u ngatërroni”, tha Papa Françesku.
“Por aborti, përsëriti ai, nuk mund të diskutohet, më fal - i tha gazetarit që e bëri pyetjen - por është e vërteta”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments