top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU | TË PUSHOJË DHUNA FISNORE NË PAPUA GUINENË E RE E CILA FATKEQËSISHT SHKAKTON SHUMË VIKTIMA DHE NUK I LEJON NJERËZIT TË JETOJNË NË PAQE DHE PENGON ZHVILLIMIN E GJITHËANËSHËM SHOQËROR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Papua Guniea e Re | Shpresoj në veçanti që dhuna fisnore të pushojë, e cila fatkeqësisht shkakton shumë viktima, nuk i lejon njerëzit të jetojnë në paqe dhe pengon zhvillimin.


Ndaj apeloj për ndjenjën e përgjegjësisë së të gjithëve, që të ndërpritet spiralja e dhunës dhe në vend të kësaj të marrim me vendosmëri rrugën që të çon në një bashkëpunim të frytshëm, për të mirën e të gjithë popullit të vendit”, tha Papa Françesku në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve dhe shoqërisë civile të Papua Guinesë së Re, në Apec Haus në Port Moresbi (Moresby).

 

Papa Françesku apeloi si kusht të domosdoshëm për arritjen e rezultateve të qëndrueshme edhe në nivel social, qëndrueshmërinë e institucioneve, e cila favorizohet nga marrëveshja për disa pika thelbësore midis koncepteve dhe ndjeshmërive të ndryshme të pranishme në shoqëri”.

 

Sipas Papa Françeskut, rritja e soliditetit institucional dhe ndërtimi i konsensusit mbi zgjedhjet themelore përfaqëson një kërkesë të domosdoshme për zhvillim integral dhe mbështetës.

 

Kërkon gjithashtu - shtoi ai - një vizion afatgjatë dhe një klimë bashkëpunimi midis të gjithëve, pavarësisht dallimit të roleve dhe dallimeve të mendimeve”.

 

Për Papa Françeskun në klimën e krijuar nga këto qëndrime, çështja e statusit të ishullit Bougainville do të mund të gjejë gjithashtu një zgjidhje përfundimtare, duke shmangur rindezjen e tensioneve të lashta.

 

Për më tepër, duke konsoliduar marrëveshjen mbi themelet e shoqërisë civile dhe me vullnetin e secilit për të sakrifikuar diçka nga pozicionet e veta për të mirën e të gjithëve, do të jetë e mundur të vihen në lëvizje forcat e nevojshme për të përmirësuar infrastrukturën, për të adresuar nevojat shëndetësore dhe edukimin e popullatës dhe rritjen e mundësive për punë të denjë”, tha Papa Françesku.

 

Unë erdha këtu - përfundoi ai - për të inkurajuar besimtarët katolikë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre dhe të konfirmohen në rrugën e besimit; erdha të gëzohem me ta, për përparimin që po bëjnë dhe të qaj hallet me ta (ndaj vështirësitë e tyre); jam këtu, si Shën Pali, si bashkëpunëtor i gëzimit tuaj”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page