
Vatikan | “Rezultatet e analizave të kryera ditët e fundit dhe sot kanë demonstruar një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes që ka çuar në një modifikim të mëtejshëm të terapisë”.
Kështu komunikon Zyra e Shtypit e Vatikanit për gjendjen e Papa Françeskut të shtruar në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli).
“Të gjitha testet e kryera deri më sot janë tregues të një tabloje komplekse klinike që do të kërkojë shtrimin adekuat në spital”, shtoi Zyra në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments