
Vatikan | “Nëse neglizhon dinjitetin njerëzor, mjekësia rrezikon t'i jepet hua interesave të tregut dhe ideologjisë: mjeku ekziston për të kuruar të keqen, asnjë jetë nuk duhet të hidhet poshtë”, tha Papa Françesku.
Papa Françesku ia kujtoi këtë delegacionit të departamentit të Stomatologjisë të Universitetit të Napolit “Federico II”, sot në mëngjes, në Sallën Klementina (Sala Clementina), me rastin e tetëqind vjetëve nga themelimi i universitetit napolitan, një nga më të vjetrit në bota.
Papa Françesku ritheksoi rëndësinë e mësimit të Hipokratit dhe Scribonius: “primum non nocere, secundum cavere, tertium sanare: fillimisht mos bëni dëm, pastaj kujdes, më në fund shëroni”.
Fillimisht sqaroi se mos bëj dëm do të thotë të mos i shtosh dëm dhe vuajtje asaj që tashmë po përjeton pacienti.
“Kujdes: ky është veprimi ungjillor par excellence, ai i Samaritanit të Mirë; por duhet bërë me stilin e Zotit”, tha Papa Françesku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios