top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: KURRË MOS E MOHONI TMERRIN E SHOAHUT; ZHDUKNI ANTISEMITIZMIN; LE TË NDËRTOJMË SË BASHKU NJË BOTË MË VËLLAZËRORE DHE MË TË DREJTË DUKE EDUKUAR TË RINJTË QË TË KENË NJË ZEMËR TË HAPUR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | Nesër shënohet dita ndërkombëtare e përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit, 80 vjet pas çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit”, kujtoi Papa Françesku në Engjëll (Angelus).

 

Tmerri i shfarosjes së miliona njerëzve hebrenj dhe besimtarë të tjerë në ato vite nuk mund të harrohet dhe as të mohohet”, tha Papa Françesku.

 

Ne kujtojmë gjithashtu shumë të krishterë, duke përfshirë martirë të shumtë”, shtoi Papa Françesku.

 

Rinovoj apelin tim për të gjithë që të bashkëpunojnë në çrrënjosjen e plagës së antisemitizmit, së bashku me çdo formë diskriminimi dhe persekutimi fetar.


Le të ndërtojmë së bashku një botë më vëllazërore, më të drejtë, duke edukuar të rinjtë që të kenë një zemër të hapur ndaj të gjitha, në logjikën e vëllazërisë, faljes dhe paqes”, tha Papa Françesku.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page