Vatikan | “Duhet të keni guximin të flisni për Krishtin në familjet tuaja, në mjedisin tuaj arsimor dhe të punës, në kohën tuaj të lirë.
Njoftoni Atë mbi të gjitha me jetën tuaj, duke shfaqur praninë e dukshme të Krishtit në ekzistencën tuaj, në angazhimin tuaj të përditshëm dhe në koherencë me Ungjillin në çdo vendim konkret”, tha Papa Françesku në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në Festivalin e 35-të të Rinisë, i cili do të mbahet në shenjtëroren Medjugorje deri më 6 gusht 2024.
Papa Françesku ftoi të rinjtë, raporton Vatican News, të jenë ndërtues të një njerëzimi të ri.
“Shembulli i saj - shton Papa Françesku - duke folur për Marinë ju këshilloftë të jeni lajmëtarë të shpresës, dashurisë dhe paqes në botë”.
“Ju nxis të krijoni një lidhje të ngushtë me Ungjillin dhe ta keni me vete, që të jetë për ju si një busull që ju tregon rrugën që duhet ndjekur”, përfundoi Papa Françesku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments