top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: FËMIJË TË PUSHKATUAR ME MITRALOZ NË GAZA | SA SHUMË MIZORI: PAPA FRANÇESKU E PËRSËRITI KËTË NË MESHËN E SË DIELËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | “Me dhimbje mendoj për Gazën, për kaq shumë mizori, për fëmijët me mitraloz, për bombardimet e shkollave dhe spitaleve. Sa shumë mizori”, tha Papa Françesku, në meshën e së dielës.

 

Papa Françesku bën thirrje gjithashtu për një armëpushim në të gjitha frontet për festimin e Krishtlindjeve.

 

Papa Françesku recitoi sot Engjëllin nga kapelja e Casa Santa Marta: “Më vjen keq që nuk jam me ju në shesh, por jam duke u përmirësuar. Duhet të marrim masa paraprake”, tha ai.

 

Zëri i Papës ishte ende i ngjirur dhe i lodhur. Më tej, prej ditës së djeshme Papa Françesku është shfaqur në publik me aparat dëgjimi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page