top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PAPA FRANÇESKU: BOTA ËSHTË NËN KËRCËNIMIN BËRTHAMOR PRANDAJ LE TË PUNOJMË PËR PAQEN.

Vatikan | Apel i ri i Papa Françeskut për paqe pas kërcënimeve të reja të përdorimit të armëve bërthamore.

 

Në botën të ndarë dhe të copëtuar nga urrejtja, tensionet, luftërat dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor ne duhet të lutemi dhe të punojmë për dialogun, pajtimin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin integral të gjithë njerëzimit”, tha Papa Françesku, duke takuar këtë mëngjes, para audiencës së përgjithshme, pjesëmarrësit në Kolokiumin XII të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar me “Qendrën për Dialogun Ndërfetar dhe Ndërkulturor” të Teheranit, që po mbahet në Vatikan.

 

Sot ekziston ky kërcënim i fundit në gazeta”, tha Papa Françesku, duke iu referuar luftës bërthamore.

 

Në fakt, ka lajme në gazetat anembanë botës se presidenti rus Vladimir Putin po ndryshon doktrinën bërthamore: Rusia gjithashtu do të jetë në gjendje t'i përgjigjet sulmeve konvencionale me armë bërthamore.

 

Kjo situatë - nënvizoi Papa Françesku - na shtyn ne, besimtarët në Zotin e paqes, të lutemi dhe të punojmë për dialogun, pajtimin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin integral të gjithë njerëzimit. Ne besojmë në Të si Zotin e dashurisë së plotfuqishme. Përkushtimi që mund të tregojmë së bashku për paqen na bën të besueshëm në sytë e botës dhe në veçanti të brezave të rinj”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page