Vatikan | Do të jetë një udhëtim rekord që Papa Françesku do të bëjë nga 2 deri më 13 shtator në katër vende aziatike: Indonezi, Papua Guinea e Re, Timor-Leste dhe Singapor.
Duke marrë parasysh udhëtimin vetëm me avion, Papa do të udhëtojë 32814 kilometra.
Këtyre do t'u shtohen edhe udhëtimet me makinë brenda vendeve.
Pothuajse e barabartë me një udhëtim nëpër botë.
Përsëri duke llogaritur vetëm udhëtimin ajror, Papa do të fluturojë në këto ditë për gjithsej 44 orë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント