PANAMA | PRESIDENTI RAUL MULINO POHOI QËLLIMIN E PANAMASË PËR T'U ANËTARËSUAR NË ORGANIZATËN PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK DHE ZHVILLIM (OECD).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 15
- 1 min read
Panama | Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, ka konfirmuar qëllimin e vendit për t'u anëtarësuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Ai tha se ky është një proces shumë i gjatë që mund të mos përfundojë gjatë administratës së tij.
Aktualisht, në bashkëpunim me Bankën Ndëramerikane të Zhvillimit, qeveria po përcakton masat e nevojshme për të përmbushur kriteret e kërkuara.
“Të qenit në këtë organizatë na hap dyert, na vendos në një pozicion më të mirë para botës dhe jam i sigurt se e gjithë kjo do të sjellë dobi për investimet private dhe të huaja dhe vetë funksionimin e kombit”, tha Presidenti Mulino.
Ai mohoi çdo lidhje midis kësaj iniciative dhe projektligjit aktual mbi substancat ekonomike.
Ministri i Ekonomisë Felipe Çapman (Chapman) theksoi se anëtarësimi është i orientuar drejt brezave të ardhshëm.
“Jo të gjitha vendet janë njësoj”, shpjegoi Ministri Çapman (Chapman), duke shtuar se qëllimi përfundimtar është të krijohen institucione shumë më të forta dhe të fuqishme në mënyrë që të mund të kenë një vend shumë më elastik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments