top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAMJET E ZBULIMIT TË TRUPIT TË ALDO MOROS NË RRUGËN KAETANI (VIA CAETANI) NË ROMË MË 9 MAJ TË VITIT 1978 DHE AJO E CEREMONISË MORTORE | TË SHKREPURA NGA FOTOGRAFI I ANSA-s ROLANDO FAVA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 3 min read

Romë, Itali | Pamja e zbulimit të trupit të Aldo Moros në Rrugën Kaetani (Via Caetani) në Romë më 9 maj të vitit 1978 në bagazhin e një automjeti tip “Renault 4”, me ngjyrë të kuqe u shkrep nga z. Rolando Fava, një nga fotografët historikë të agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”.

 

Gjatë të ashtuquajturave vite të plumbit, z. Fava kishte ndjekur të gjitha demonstratat kryesore, brigadat e kuqe dhe gjyqet e mëdha, duke krijuar pamje të shumta fotografike.

 

Dy mbi të gjitha: më 9 maj 1978, zbulimi i trupit të Aldo Moros në Rrugën Kaetani (Via Caetani), dhe të nesërmen, më 10 maj, funerali i rastësishëm në Torrita Tiberina.

 

Vetë z. Fava e kujtonte atë 9 maj në këtë mënyrë.

 

Në orën 13:00 - tha ai - isha në Sheshin Venecia (Piazza Venezia), i lirë nga angazhimet profesionale, dhe po bëhesha gati të shkoja në shtëpi.


Kishte trafik të jashtëzakonshëm. Pyeta se çfarë po ndodhte: një makinë me bombë ishte raportuar në Rrugën Kaetani (Via Caetani)”.

 

Z. Fava, si çdo gazetar dhe fotograf i mirë që ndihet gjithmonë në detyrë, kishte me vete një aparat fotografik xhepi.

 

Ai u nis menjëherë drejt vendit.


Rruga - kujtoi ai - ishte mbyllur menjëherë nga të dyja anët nga policia. Në realitet, Brigadat e Kuqe kishin marrë tashmë përgjegjësinë dhe Kosiga (Cossiga), Kolombua (Colombo) dhe Gonella kishin mbërritur në rrugën Kaetani (Via Caetani).

 

Më goditi menjëherë heshtja joreale.

 

Por nuk e kisha idenë se mund të ishte Moro kur hyra në Pallatin Kaetani (Palazzo Caetani) - dhe mund ta bëja këtë vetëm duke kaluar nëpër një hyrje dytësore që e njihja, në pjesën e pasme - dhe i kërkova portierit të shikoja nga një dritare e vogël, një metër me një metër, të apartamentit të tij, në katin e ndërmjetëm.

 

Prej andej bëra fotografi të skuadrës së bombave duke hapur së pari kapakun e përparmë, pastaj bagazhin.

 

Vetëm atëherë dikush hoqi batanijen dhe pashë Aldo Moron në atë pozicion disi të panatyrshëm.

 

Ende mendoja se ishte nën ndikimin e drogës, se po flinte... por ishte vetëm për një kohë të shkurtër, rruga u mbush menjëherë me dhimbjen e të gjithëve.

 

Ndërsa z. Fava ishte i zënë me punën e tij në orën 13:59, agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raportoi: “Një trup në një makinë u gjet në via Caetani, një rrugë anësore e Botege Oskure (Botteghe Oscure)”.

 

Në orën 14:04: “Thuhet se i nderuari Moro është personi i gjetur i vdekur”.

 

Në orën 14:13: “Konfirmohet se Aldo Moro u gjet i vdekur në një Renault të kuq në Rrugën Kaetani (Via Caetani)”.

 

Pak më vonë, agjencia transmeton foton, të bërë nga z. Fava. Është fotografia që ka pasur numrin më të madh të riprodhimeve në botë.

 

Z. Fava i ishte dhënë gjithashtu e drejta ekskluzive për të marrë pjesë në funeralin e Moros në Torrita Tiberina, i cili u zhvillua papritur dhe në fshehtësi të madhe, me arkivolin e thjeshtë që familja e mbajti mbi supe për në varreza në shiun e rrëmbyeshëm.

 

Meqë ra fjala për funeralin, i cili, nuk ishte planifikuar, z, Fava kishte shkuar në varrezat e Torrita Tiberina për një inspektim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page