PAMJA E PAPA FRANÇESKUT U PROJEKTUA MBI KRISHTIN SHËLBUES NË RIO DE ZHANERIO | MESAZHE SHËRIMI TË SHPEJTË PËR PAPA FRANÇESKUN NË DISA GJUHË TË BOTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 28
- 1 min read

Rio De Janeiro, Brazil | Shenjtërorja e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro projektoi pamjen (imazhin) e Papa Françeskut në monumentin ikonik të Kariokës (Carioca) për t'i uruar një shërim të shpejtë papës 88-vjeçar, i cili, është shtruar në spital prej dy javësh në Poliklinikën Gemelli në Romë.
Pamja (imazhi) shoqërohet me mesazhin: “Forca, Atë i Shenjtë” në disa gjuhë.
Krishti Shëlbuesi ndizet me një mesazh shprese dhe uniteti.
“Bashkohemi në lutje për Papa Françeskun, duke i dërguar forcë për shërimin e tij. Kudo që të jeni, bashkohuni me këtë zinxhir besimi, solidariteti dhe shprese”, thuhet në një mesazh në Instagran.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments