top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALLATI KUIRINALE (QUIRINALE): MINISTËR I KULTURËS I REPUBLIKËS SË ITALISË U EMËRUA ALESSANDRO XHULI (GIULI).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Romë, Itali | Ministër i Kulturës i Republikës së Italisë u emërua Alessandro Xhuli (Giuli).

 

Kam marrë parasysh dorëheqjen e parevokueshme të Sanxhulianos (Sangiuliano) dhe i kam propozuar presidentit të Republikës që të emërojë Alessandro Xhulin (Giuli), aktualisht president i Fondacionit MAXXI, si ministër të ri të Kulturës.


Aksioni për rinisjen e kulturës kombëtare do të vazhdojë, duke konsoliduar atë mosvazhdimësi me të shkuarën që italianët na kanë kërkuar dhe që kemi nisur nga inaugurimi ynë deri më sot”, shkruan kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) në një shënim.

 

Mbrëmjen e sotme, në Pallatin Kuirinale (Quirinale), Ministri i Kulturës, z. Alessandro Giuli, bëri betimin në duart e presidentit të Republikës, Serxho (Sergio) Mattarella.

 

Të pranishëm si dëshmitarë ishin sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Dr.Ugo Xampeti (Zampetti) dhe këshilltari Ushtarak i presidentit të Republikës, gjenerali Xhani Kandoti (Gianni Candotti).

 

Të pranishëm ishin edhe presidenti i Këshillit të Ministrave, z. Alfredo Mantovano.

 

Kjo është ajo që lexojmë në një shënim nga Pallati Kuirinale (Quirinale).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page