PALLATI ELIZE (ELYSEE): PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO TË BËJË NJË VIZITË ZYRTARE NË GROENLANDË MË 15 QERSHOR 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 7
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron do të bëjë një vizitë zyrtare në Groenlandë më 15 qershor, për të konfirmuar mbështetjen e tij për këtë territor autonom të Danimarkës.
Pallati Elize (Elysee) e njoftoi këtë lajm.
Presidenti Emanuel Makron do të udhëtojë në ishull me ftesë të Kryeministrit të Groenlandës, Jens-Frederick Nielsen dhe Kryeministres daneze, Mette Frederiksen.
Presidenti francez do të jetë kreu i parë i shtetit të huaj që viziton ishullin pasi presidenti amerikan shfaqi interes për aneksim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments