top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALERMO: XHOVANI BRUSKA (GIOVANNI BRUSCA) - EKZEKUTORI I MASAKRËS SË KAPAÇIT - QË AKTIVIZOI TELEKOMANDËN QË SHKAKTOI SHPËRTHIMIN NË TË CILIN U VRA MAGJISTRATI XHOVANI FALKONE DOLI NGA BURGU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 5
  • 1 min read

Palermo, Itali | Z. Xhovani Bruska (Giovanni Brusca), ekzekutori i Masakrës së Kapaçit (Capaci), bosi i mafias që aktivizoi telekomandën që shkaktoi shpërthimin më 23 maj 1992, në të cilin, u vranë magjistrati Xhovani Falkone (Giovanni Falcone), gruaja e tij Françeska (Francesca) Morvillo dhe agjentët e eskortës, është i lirë.


Në fund të majit, kaluan 4 vitet e provës të vendosura ndaj tij nga magjistratët e mbikëqyrjes, borxhi i fundit me drejtësinë i shefit të Shën Xhuzepe Jatos (San Giuseppe Jato), i cili, ishte fajtor për dhjetëra vrasje dhe i cili, pas arrestimit të tij dhe pas një pendimi të rremë fillestar, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.


Në total, ai kreu 25 vjet burg.


Polemika të ashpra pasuan lirimin e tij dhe vendimin për ta vënë në provë.


Ai do të vazhdojë të jetojë larg Siçilisë me një identitet të rremë dhe do të mbetet subjekt i programit të mbrojtjes.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page