top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALERMO: U VRANË ME ARMË ZJARRI SALVATORE TURDO ME MOSHË 23 VJEÇ; MASSIMO PIROXO (PIROZZO) ME MOSHË 26 VJEÇ; ANDREA MIKELI (MICELI) ME MOSHË 26 VJEÇ | TË PRANISHËM 100 DËSHMITARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27
  • 1 min read
Të shtëna në sheshin në Monreale; 3 të vdekur dhe disa të plagosur.
Të shtëna në sheshin në Monreale; 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Palermo | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të vrarë:

1- Z. Salvatore Turdo, me moshë 23 vjeç.

2- Z. Massimo Piroco (Pirozzo), me moshë 26 vjeç.

3- Z. Andrea Mikeli (Miceli), me moshë 26 vjeç.

 

Dy të parët vdiqën menjëherë pasi u transportuan në spitalet Ingrassia dhe Çiviko (Civico) të kryeqytetit.

 

I treti vdiq më vonë, përsëri në spital, në Çiviko (Civico).

Të afërm dhe miq të shumtë të viktimave dolën para spitaleve, me britma dhe me akte dëshpërimi.

 

Të shtënat ndodhën gjatë natës në qendrën Sheshin (Piazza) Duomo në Monreale (Palermo).

 

Të shtënat ndodhën në një shesh të mbushur me njerëz, para të paktën njëqind dëshmitarëve.

 

Sipas një rindërtimi fillestar, gjithçka filloi pas një sherri për arsye të parëndësishme përpara një picerie. Më pas dy grupet e të rinjve janë përballur në shesh. Një nga autorët e sulmit, i armatosur me pistoletë, ka nisur të qëllojë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Viktimat: nga e majta, z. Andrea Mikeli (Miceli), z. Salvatore Turdo, z. Massimo Piroxo (Pirozzo).
Viktimat: nga e majta, z. Andrea Mikeli (Miceli), z. Salvatore Turdo, z. Massimo Piroxo (Pirozzo).

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page