Islamabad, Pakistan | Dy gjysmë motra janë arrestuar në Pakistan me akuzën se kanë vrarë të atin duke e djegur të gjallë si hakmarrje për përdhunimin e njërës prej tyre dhe tentativën për të bërë të njëjtën gjë me tjetrën.
Kështu thotë Policia e Pakistanit.
Ngjarjet kriminale datojnë që nga 1 janari 2025; babai u sulmua në qytetin e Gujranwala, në provincën e Punjabit, dhe u dërgua në spital ku vdiq dje.
“Vajzat pranuan sulmin dhe thanë se kishin rënë dakord për të gjetur një zgjidhje të përhershme”, tha z. Rizuan (Rizwan) Tariq, një zyrtar i lartë i policisë në qytet.
“Më pas ata morën benzinë nga një motoçikletë dhe i vunë flakën ndërsa ai flinte”, shtoi ai.
Të dyja thanë se babai përdhunoi vajzën e madhe për një vit dhe kishte tentuar dy herë të përdhunonte motrën e vogël.
Nënat e tyre, të dyja të martuara me burrin, dinin për abuzimin, por jo për planin e hakmarrjes.
Njëra prej bashkëshorteve është arrestuar ndërsa e dyta është nën hetim penal.
“Ato do të dërgohen në gjykatë brenda disa ditësh, sapo të përfundojmë hetimet penale”, shtoi z. z. Tariq
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments