P.K.K HANIT I HOTIT: AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE ARRESTOI LEKË ÇEKREZIN; FATJON HAMZIN; TONIN MELAJN; SELAMI ETHEMIN | LEJUAN KALIMIN E 442 KG HASHASH NË DREJTIM TË MALIT TË ZI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 20
- 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kreu arrestimin e katër subjekteve që ushtrojnë funksione në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit, kontretisht të:
1- Z. Lekë Çekrezi.
2- Z. Fatjon Hamzi.
3- Z. Tonin Melaj.
4- Z. Selami Ethemi.
Ata akuzohen për veprën penale të parashikuar si:
1- “Shpërdorim i detyrës”., në lidhje me një ngjarje kriminale të datës 17 shtator 2023, kur një kamion me targa shqiptare pas kalimit në mënyrë të paligjshme nga pika kufitare shqiptare, u ndalua nga autoritetet malazeze në pikën kufitare “Bozaj”, ku u zbuluan mbi 442 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Njoftim | AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier.
Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
➡️ L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
➡️ F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
➡️ T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
➡️ S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të Republikës së Shqipërisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments