top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PËRPLASJE TË ARMATOSURA NË MEKSIKË MES USHTRISË DHE TREGTARËVE TË DROGËS PËR ARRESTIMIN E KRIMINELËVE TË LIDHUR ME SHKURTABIQIN (EL CHAPO).

Kuliakan, Meksikë | Përleshje të shumta mes narkozave dhe ushtrisë meksikane, bllokada rrugore dhe zjarre automjetesh janë raportuar në Kuliakan (Culiacán), kryeqyteti i shtetit të Sinaloas.

 

Të shtënat filluan në komunitetin Paredones, në qytetin e Jesús María, ku z. Ovidio Guzmán López, (El Ratón), u kap në janar të vitit 2023.

 

Përleshjet filluan kur anëtarët e Sekretariatit të Mbrojtjes Kombëtare, Sedena, hynë në komuniteti për të arrestuar disa kriminelë të afërt me familjen e z. Joaquín Guzman, të njohur si El Çapo (El Chapo).

 

Megjithatë, Sedena mohoi një thashetheme që qarkullonte në shtypin lokal për arrestimin e mundshëm të liderit të Los Çapitove (Chapitos), Ivan Archivaldo Guzmán Salazar, djalit të El Çapos (Chapo).

 

Ai është një nga trafikantët më të kërkuar të drogës nga DEA, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të ka një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

 

Ndërkohë, dyqanet dhe të gjitha llojet e aktiviteteve tregtare janë mbyllur në Kuliakan (Culiacán).

 

Popullsia vendase ka frikë nga një reagim më i dhunshëm i ngjashëm me të ashtuquajturin Culiacanazo të tetorit 2019, një luftë civile guerile që shpërtheu për arrestimin e z. Ovidio Guzmán López, djalit të z. Zhoakin Guzman (Joaquín Guzmán) i njohur si Shkurtabiqi (El Chapo).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page