Algjer, Algjeri | Dy veta u vranë në Tamanrasset, në jug të Algjerisë, ndërsa dhjetëra të tjerë u shpëtuan pas shirave të rrëmbyeshëm të paprecedentë që goditën disa rajone të Saharasë.
Mbrojtja Civile Algjeriane e raportoi këtë në llogaritë e saj në rrjetet sociale virtuale.
Ekipet e Mbrojtjes Civile gjetën trupin e viktimës së parë në Uadi Tufdat (Wadi Toufdat) pasi u përfshi nga shiu i rrëmbyeshëm, ndërsa i dyti u identifikua në Uadi (Wadi) Ain Emguel, gjithashtu në komunën e Tamanrasset-it.
Që nga mbrëmja e djeshme, Mbrojtja Civile ka raportuar shpëtimin e dhjetëra njerëzve të bllokuar nga uji në disa provinca të shkretëtirës, si Béchar, Tindouf, Naama dhe Beni Abbes (në jug-perëndim), Tamanrasset (larg në jug) dhe Illizi (në juglindje).
Enti qeveritar meteorologjik ka lëshuar gjithashtu buletinet paralajmëruese të njëpasnjëshme që nga mëngjesi i së shtunës për reshje shiu shumë intensive të shoqëruara me shtrëngata në zona të ndryshme të shkretëtirës, veçanërisht në jugperëndim dhe në jug të vendit, të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e sotme.
Xhandarmëria kombëtare, ka publikuar video në faqen e saj në rrjetin social virtual Facebook, ku shihet ndërprerja e qarkullimit në disa rrugë në provinca të ndryshme jugore për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ndjekur nga përmbytjet e disa luginave.
Në Uilajia (Wilaya) e Bekar (Béchar), në jugperëndim, një nga urat në qendër të qytetit u shemb për shkak të rrjedhës së fortë të ujit, sipas videove të qarkulluara gjerësisht në mediat sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários