top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFUNDUAN BISEDIMET MES “E3”-it + BASHKIMIT EVROPIAN DHE IRANIT NË GJENEVË: BISEDIMET JANË NË DINAMIKË E SIPËR | EVROPIANËT DEKLARUAN SE EDHE SHBA-ës DUHET TË JENË ATJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 3 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Irani është i gatshëm të vazhdojë dialogun.


Samiti i shumëpritur i Gjenevës midis delegacionit evropian dhe Teheranit ka rindezur dritën mbi negociatat mbi luftën në Lindjen e Mesme.


Qëllimi i Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian ishte para së gjithash që diplomacia të lironte vend për vete midis bombave.


Samiti i Gjenevës nuk mund të ishte vendimtar. Dhe mund të kishte qenë shumë më keq.


Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), njeriu i dialogut për regjimin e Ajatollahëve, nuk ua mbylli dyert evropianëve.


Ai dha një hapje minimale për programin bërthamor iranian. Ai nuk ua mohoi bashkëbiseduesve të tij mundësinë që bisedimet të mund të vazhdonin me ShBA-ës.


Evropianët donin t'i sillnin atij një propozim që shkonte përtej fuqisë bërthamore dhe që përfshinte edhe ndalimin e mbështetjes ushtarake të Iranit për Rusinë dhe grupet terroriste si Hamasi.


Opsioni ushtarak mund ta zgjidhë problemin bërthamor, por vetëm ta vonojë atë”, theksoi Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.


U bë e qartë se bisedimet nuk do të përfundonin në një rrugë pa krye, kur, pas dy orësh, delegacioni iranian kërkoi një pushim teknik.


Propozimi i paraqitur nga ministri i Jashtëm Barrot, britaniku Deivid Lemi (David Lammy), gjermani Johann Wadephul (i ashtuquajturi formati E3) dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, nuk kishte të bënte vetëm me energjinë bërthamore, por edhe me stabilitetin e Lindjes së Mesme.


Dhe, mbi të gjitha, me sigurinë e Izraelit.


Një pikë, kjo e fundit, që për Perëndimin mbetet dhe do të mbetet një përparësi”, shpjegoi ministri Wadephul në fund të konsultimeve.


Lidhur me energjinë bërthamore, delegacioni evropian - i cili u takua në një samit informal para samitit me ministrin Aragçi (Araghchi) - u ul në tryezë me një qëndrim të qartë, konkretisht:

1-Irani nuk do ta ketë kurrë bombën atomike”.

 

Nga ana e tij, Teherani vuri në tryezë:

1-Lëshime të mundshme për programin bërthamor, duke përfshirë edhe atë të vendosjes së kufizimeve në pasurimin e uraniumit.


Një reduktim që, për Teheranin, nuk do të thotë zerimi i tij. Por është brenda kufijve që negociatat mund të bëjnë përparim”.


Drejtori Rafael Grossi siguroi se IAEA-ja mund të garantojë, nëpërmjet një sistemi inspektimesh të pakundërshtueshme, se armët bërthamore nuk do të zhvillohen në Iran.


Diskutimi ishte serioz dhe me respekt.


Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë. Ne jemi në favor të vazhdimit të diskutimeve me “E3”-in dhe BE-në, gati për t'u takuar përsëri në të ardhmen e afërt”, shpjegoi ministri Aragçi (Araghchi) në fund të samitit.


Ministri, megjithatë, theksoi se një negociatë e vërtetë është e mundur vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet.


Presidenti Tramp (Trump) mund ta ndalojë lehtësisht luftën me një telefonatë të vetme drejtuar izraelitëve”, sugjeroi një zyrtar i presidencës iraniane.


Në Gjenevë, në fakt, kishte një elefant në dhomë: Shtetet e Bashkuara.


Dhe këtu rruga drejt dialogut bëhet më e vështirë, pozicionet shumë më të largëta.


Por askush nuk mund ta injorojë presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).


Irani duhet të vazhdojë bisedimet me ShBA-ës, ishte nxitja e ministrit të Jashtëm britanik Lemi (Lammy)”.


Disa orë më parë, nga Uashingtoni, ministri britanik pothuajse kishte parashikuar rezultatin e samitit të Gjenevës, duke folur për një dritare për diplomaci.


Një hapësirë ​​që mund të zgjasë dy javë, përkatësisht afati deri në të cilin presidenti Tramp (Trump) njoftoi se do të vendosë nëse do ta sulmojë apo jo Iranin.


Pyetja është se çfarë do të bëjnë Izraeli dhe Irani në këtë periudhë kohore.


Shkëmbimi i njëqindtë i raketave që shënoi ditën e tetë të luftës e bën shumë të zbehtë mundësinë e një armëpushimi.


Deklaratat e udhëheqësve të Iranit dhe Izraelit e distancojnë më tej atë.


Ne do ta ndalojmë programin bërthamor iranian me ose pa Trampin”, premtoi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.


Ne po e ndëshkojmë armikun sionist”, deklaroi Ajatollah Ali Khamenei.


Lufta, paralajmëroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, po shkon drejt një pike pa kthim.


Për këtë arsye, në Gjenevë, Evropa përsëriti se rruga e diplomacisë është e vetmja që duhet ndjekur, përpara se gjithçka të shembet.


Shpresoj që deklaratat e udhëheqësve të disa shteteve mbi dëshirën për të vrarë Khamenein të jenë retorikë e pastër”, paralajmëroi presidenti Vladimir Putin, duke hipotezuar edhe një herë skenarin që do t'i hapte dyert të paparashikueshmes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page