top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PËRFUNDOI NË AUSTRALI STËRVITJA E PËRBASHKËT SHUMËKOMBËSHE “PITCH BLACK 2024”.

Kanberra, Australi | Pitch Black 2024” përfundoi dje, një stërvitje shumëkombëshe dhe ndërkombëtare e organizuar nga Forca Ajrore Mbretërore Australiane (RAAF) e cila filloi më 12 korrikun e kaluar dhe që pa pjesëmarrjen e aseteve të Marinës dhe Forcave Ajrore për herë të parë, në bazën ajrore Darvin në Australi.

 

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes (SMD) në një njoftim për shtyp.

 

Përafërsisht 140 avionë dhe pothuajse 4500 veta personel ushtarak nga 20 vende operonin kryesisht nga bazat ajrore australiane të Darvinit dhe Tindalit në Territorin Verior dhe nga baza ajrore Embërllit (Amberley), në Kuinsllend (Queensland); stërvitja në tërësi i lejoi pilotët dhe specialistët e Marinës dhe të Forcave Ajrore të konsolidonin aftësitë e përdorimit të sistemeve të armëve të furnizuara dhe të forcojnë aftësinë për të vepruar në sinergji me kombet e tjera të forcave ajrore dhe avionët që normalisht nuk janë brenda horizontit të tyre operacional.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page