top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFUNDOI ME SUKSES NDËRHYRJA RESTAURUESE NË KISHËN E SHËN NIKOLLËS (MONUMENT KULTURE KATEGORIA I) E NDODHUR NË LAGJEN “KALA” TË QYTETIT TË BERATIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Berat, Shqipëri | Përfundoi me sukses ndërhyrja restauruese në kishën e Shën Nikollës, Monument Kulture, Kategoria I, e ndodhur në lagjen “Kala”, të qytetit të Beratit.

 

Kisha e Shën Nikollës ndodhet në krahun perëndimor të kalasë së Beratit, pranë kishës bizantine të Shën Mëri Vllahernës.

 

Periudha e ndërtimit sipas mbishkrimit që gjendet në murin e brendshëm i përket fundit të shekullit të 16-të.

 

Në përbërje të saj ka tri hapësira kryesore. Në qendër ndodhet ambienti kryesor i qarkuar me mure dhe i mbuluar më çati 3-ujëshe ndërsa në të dy anët zhvillohen dy ambiente të tjera edhe këto të pajisura me absida në anën lindore të tyre.

 

Pjesa e brendshme e mureve është e veshur me afresk, i cili, ruhet në gjendje të mirë.

 

Problematikat e shfaqura përpara ndërhyrjes restauruese lidheshin me degradimin e elementëve të mbulesës së çatisë, dëmtimin e tjegullave mbi murin rrethues të kishës, dhe dëmtimin e materialit drusor të derës anësore të kishës.

 

Projekti i mirëmbajtjes hartuar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat (i miratuar nga IKTK-ja) synoi ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe historike të kishës.

 

Gjatë ndërhyrjes u realizua qeramosja e çatisë me tjegulla vendi; vendosja e një ulluku për shkarkimin e ujërave të shiut dhe shmangien e lagështisë; u mbulua me mur guri me tjegulla vendi në pjesët e dëmtuara dhe u restaurua pjesërisht dera, e përbërë nga material drusor.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page