top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË PËR POLITIKË TË JASHTME DHE SIGURI E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS DO TË ZHVILLOJË SOT NJË VIZITË ZYRTARE NË TIRANË NË KUADËR TË UDHËTIMEVE NË EVROPËN JUGLINDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 8
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, do të zhvillojë këtë të martë një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të udhëtimeve në Evropën Juglindore (Ballkanin Perëndimor).

 

Ajo vjen në Tiranë pas vizitës në Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

 

Me të cilin, pritet që të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Më tej takime do të ketë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

 

Nesër Përfaqësuesja e Lartë do të ketë një ndalesë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

 

Takime do të ketë me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR, duke mbyllur udhëtimin e saj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page