top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BE-së KAJA KALLAS: KEMI MIRATIM POLITIK PËR TË NGRITUR NJË GJYKATË PËR KRIMET RUSE; NUK DO TË KETË PANDËSHKUESHMËRI POR PËRGJEGJËSI PËR AKTET E KRYERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 1 min read

Varshavë, Poloni | Kemi miratimin përfundimtar politik për krijimin e një gjykate për krimet e luftës dhe krimet e agresionit rus”.

 

Kështu deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, gjatë konferencës për shtyp të takimit informal të Ministrave të Jashtëm në Varshavë.

 

Nuk do të ketë pandëshkueshmëri. Do të ketë përgjegjësi për krimet e kryera”, shtoi znj. Kallas.

 

Për Gazën - ajo tha se - çështja u diskutua intensivisht në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Varshavë dhe zhgënjimi që nuk mund ta ndalojmë atë që po ndodh është i madh”.

 

Ne ramë dakord ta diskutojmë propozimin në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme më 20 maj dhe të reflektojmë së bashku mbi atë që mund të bëjmë tjetër”, shpjegoi znj. Kallas.

 

Për disa çështje kemi pikëpamje shumë të ndryshme. Megjithatë, do të përpiqemi të gjejmë mënyra për të sanksionuar kolonët e dhunshëm, ndër të tjera”, shtoi përfaqësuesja e Lartë Kallas.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page