top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EUROPIAN KAJA KALLAS: PËRDORIMI I DHUNËS NË GJEORGJI ËSHTË I PAPRANUESHËM.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Bashkimi Evropian është padyshim në anën e popullit gjeorgjian në zgjedhjen e të ardhmes së tyre: është e qartë se përdorimi i dhunës kundër demonstruesve paqësorë nuk është i pranueshëm”, tha përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas, në margjinat e vizitës së saj në Kiev, duke saktësuar se kjo ka qartë pasoja për marrëdhëniet tona me Gjeorgjinë.

 

Përfaqësuesja Kallas foli për opsione të ndryshme që po studiohen, nga sanksionet deri tek një ndërhyrje në regjimin e vizitave.

 

Ajo që duhet të diskutojmë është se si të vazhdojmë nga këtu e tutje, sepse është e qartë se qeveria gjeorgjiane nuk po respekton vullnetin e njerëzve kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane. Dhe unë mendoj se ne nuk duhet t'i lejojmë ata”, shtoi ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page