top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PËRBALLJE E RE E ASHPËR MES TURQISË DHE IZRAELIT ME SHPREHJE TË RËNDA | MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT E AKUZOI PRESIDENTIN ERDOGAN SI DIKTATOR.

Jeruzalem, Izrael | Konflikti mes Turqisë dhe Izraelit po intensifikohet në sfondin e përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme.

 

Një përballje e re përmes postimeve në rrjetin social virtual Iks (X) ka ndodhur mes Turqisë dhe Izraelit, me rastin e postimit të ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Kac (Katz), me komente kritike ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).

 

Në postimin e saj, Ministria e Jashtme turke akuzon ministrin Kac (Katz) se e ka bërë zakon të publikojë postime të nivelit të ulët, plot shpifje dhe gënjeshtra, duke synuar vendin tonë dhe presidentin tonë.

 

Personi në fjalë e ka humbur prej kohësh statusin e bashkëbiseduesit”, thekson ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

 

Turqia, si në të kaluarën, do të vazhdojë t’u japë mbështetjen më të fortë palestinezëve”, tha ai.

 

Më herët, ministri i Jashtëm i Izraelit në një postim kritikoi presidentin Erdogan me një postim në të cilin tha: “Dje, diktatori antisemitik Erdogan sulmoi verbalisht SHBA-në dhe vendet perëndimore, duke thënë se ata ishin kapur nga sionistët e Izraelit”.

 

Erdogan, nëse dikush është i robëruar, janë qytetarët e Republikës së Turqisë nën diktaturën tuaj. Ju po kufizoni aksesin e 57 milionë përdoruesve turq në Instagram, por keni akses nga llogaria juaj personale në Instagram. Sulmet kundër meje nuk do të më pengojnë të zbuloj të vërtetën para qytetarëve të Turqisë dhe botës. Një lider që përqafon Hamasin, një lider që shtyp popullin e tij si një diktator është diktator”, theksoi ministri i Jashtëm izraelit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page