top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ORGANIZATA KRIMINALE E BRAZILIT PRIMERO KOMANDO (COMANDO) KËRKON VDEKJEN E ISH-SPECIALIT QË AKUZOHET PËR VRASJEN E MARIELLE FRANKOS.


Brasilia, Brazil | Organizata kryesore kriminale e Brazilit, Komanda e Parë (Primero Comando), ka nënshkruar dënimin me vdekje për z. Roni Lesa (Ronnie Lessa), bashkëpunëtor i drejtësisë dhe autori material i vrasjes së këshilltares së qytetit të Rio de Zhaneiros dhe ikonës së të drejtave civile Marielle Franko (Franco).

 

Kjo del nga një deklaratë në të cilën sindikata e punonjësve të sistemit të vuajtjes së dënimit të shtetit të Shën palit (São Paulo) Sifuspesp, u kërkon autoriteteve të rivlerësojnë transferimin e z. Lesa (Lessa) në burgun P1, që u bë dje dhe ta caktojnë atë në një regjim më të sigurt paraburgimi.

 

Kërkesa, shpjegon Sifuspesp, lind nga shqetësimi për sigurinë e z. Lesa (Lessa) dhe stafit të burgut, pas raportimeve se komanda Primero urdhëroi vrasjen e ish-milicit, sipas transmetuesit mediatik “CNN Brazil”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page