ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së DËNOI HEQJEN E FLAMURIT TË UÇK-së NGA AMBIENTET E STADIUMIT “AIR ALBANIA” GJATË NDESHJES SË TOPAKËMBASIT MES SHQIPËRISË DHE SERBISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 8
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.
Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë.
Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.
Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.
Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt,për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes,sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë, thuhet në deklaratën e botuar në rrjetin social virtual Facebook.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น