Gaza | Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se vaksinimi i poliomielitit në Gaza është pezulluar për shkak të bombardimeve intensive në Rripin e Gazës.
Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, bombardimet intensive, zhvendosja masive dhe mungesa e aksesit në veri të Gazës e kanë detyruar atë të shtyjë fushatën e saj të vaksinimit ndaj poliomielitit.
Sipas agjencisë, faza e fundit e fushatës për vaksinimin e poliomielitit synon të vaksinojë mbi 119000 fëmijë në Gazën veriore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments