
Tiranë, Shqipëri | Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë qytetarët e kuptuan se i erdhi fundi manifestimit dhe nisën të shpërndahen.
Z. Sali Berisha u nis në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”, pasi do të udhëtojë në Itali, ku ka takim me mërgatën shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, z. Berisha tha se Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD-në dështuan.
“Mesazhi i fundit që unë kam për ju, tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se nuk harrojmë që jemi partia që të pamundurat i bëjmë të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani ne i arritëm në kushtet më të vështira. Kurse tani që presidenti Tramp (Trump) i ka prerë kokën gjarprit Xhorxh (George) Soros, e kuptoni ju apo jo? Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën.
Ju garantoj ju se nuk fiton më shumë nga kjo sesa shqiptarët. 11 maji do jetë fitorja më e thellë e opozitës shqiptarë”, tha z. Berisha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments