Karakas, Venezuelë | Partitë opozitare venezueliane kanë denoncuar një stuhi të re arrestimesh të politikanëve dhe militantëve nga agjentët e qeverisë në orët e fundit.
I pari që përfundoi në pranga mbrëmë ishte kryebashkiaku i Marakaibo (Maracaibo) Rafael Ramírez Kolina (Colina), i cili u mor, sipas rindërtimit, së bashku me këshilltarin e tij të sigurisë së qytetit David Barroso dhe dy agjentë shoqërues nga Villa Karmen (Carmen), një strukturë historike pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit.
Pak orë më vonë, partia Vente Venezuela denoncoi arrestimin e koordinatorit politik në komunën e Anakos (Anaco), shteti Anzoategui, Julio Itriago, i arrestuar nga organet represive të regjimit, njofton Komiteti i Partisë për të Drejtat e Njeriut në rrjetet sociale.
“Kërkojmë ndërprerjen e persekutimit dhe lirimin e menjëhershëm të Xhulios, përfshirja në politikë nuk është krim”, thuhet në shënim.
Sipas Vente Venezuela, të paktën 151 politikanë dhe aktivistë të opozitës u arrestuan para dhe pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 28 korrikut 2024.
Shumica e tyre janë bashkëpunëtorë të lideres konservatore Maria Korina Makado (Maria Corina Machado) dhe ish-kandidatit për Platformën e Bashkuar Demokratike (Pud) Edmundo González Urrutia, aktualisht në mërgim në Spanjë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments