Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit zhvilluan një operacion ku znj. Irma Hasani dhe vëllait të saj, z. Oltion Hasani, iu sekuestruan një shumë prej 750 mijë eurosh, që dyshohet se buronin nga veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga z. Oltion Hasani, i cili, në vitin 2020, ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.
Znj. Hasani ishte punësuar prej vitit 2011 në “Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, me një pagë bruto 61000 lekësh të rinj dhe nuk e justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
Njoftim | Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.
Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.
Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires