OPERACION SPEKTAKOLAR I MOSADI-t IZRAELIT: NDËRTOI BAZË SUPER SEKRETE PRANË TEHERANIT PËR TA SULMUAR IRANIN NGA BRENDA NËN HUNDËN E INTELIGJENCËS IRANIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 13
- 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Një operacion i përgatitur prej vitesh, i ekzekutuar brenda një nate.
Sipas burimeve izraelite të cituara nga entet mediatike “Times of Israel” dhe “Channel 12”, Izraeli nisi një sulm të koordinuar kundër Iranit duke goditur vendet e raketave dhe vendet strategjike nga brenda territorit iranian, falë një baze sekrete dronësh të ndërtuar nga Mossadi pranë Teheranit.
Inteligjenca izraelite thuhet se ka infiltruar tokën iraniane me automjete të maskuara me teknologji të përparuar dhe njësi komando që vendosën raketa precize pranë sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore.
Operacioni, rezultat i një planifikimi të guximshëm dhe shkatërrues, neutralizoi radarët dhe bateritë SM iraniane, duke i hapur rrugën superioritetit ajror izraelit.
Ndër objektivat e goditura ishte edhe impianti bërthamor i Natancit (Natanz), i cili, sipas entit mediatik “Channel 12” u shkatërrua plotësisht.
Sipas raportimeve, Mossadi ka ngritur një bazë sekrete për dronë shpërthyes në zonën Esfajabad, pranë Teheranit, ku ndodhen platformat e raketave tokë-tokë që konsiderohen një kërcënim strategjik.
Dronët, të infiltruar paraprakisht, u aktivizuan gjatë sulmit për të goditur drejtpërdrejt bateritë e raketave, duke i neutralizuar ato.
Në të njëjtën kohë, ekipet komando të Mossadit vendosën lëshues për municione të drejtuara me precizion në zona të hapura pranë baterive antiajrore (SAM) në Iranin qendror.
Armët, të cilat, mbetën në gatishmëri deri në fillimin e operacionit, u aktivizuan njëkohësisht për të goditur objektiva të paracaktuara me saktësi të jashtëzakonshme.
Ky është, sipas burimeve izraelite të sigurisë të cituara nga media hebraike, një operacion kirurgjikal i kryer me mendim inovativ, planifikim të guximshëm dhe përdorimin e teknologjisë së përparuar, forcave speciale dhe agjentëve të fushës të aftë për t'i shpëtuar plotësisht inteligjencës iraniane.
Një linjë e tretë veprimi përfshinte rrjetin e mbrojtjes ajrore të Iranit.
Mossadi dyshohet se ka futur kontrabandë teknologji të sofistikuar sulmi në vend të montuar në automjete civile me pamje të zakonshme.
Në kohën e caktuar, këto sisteme nisën ngarkesat e tyre shkatërruese kundër instalimeve më të ndjeshme të radarëve dhe qendrave të komandës, duke e bërë hapësirën ajrore iraniane të cenueshme dhe duke u lejuar avionëve izraelitë të operonin me liri dhe epërsi ajrore.
Veprimet në tokë kishin për qëllim parandalimin dhe çaktivizimin e çdo kapaciteti hakmarrës nga Irani, veçanërisht duke synuar infrastrukturën e raketave që kërcënonte qendrat e popullsisë dhe instalimet strategjike në Izrael.
Taktikisht, e gjithë ofensiva u përqendrua në një kombinim të:
1- Luftës elektronike.
2- Infiltrimit në tokë.
3- Përdorimit masiv të dronëve.
Burime izraelite të cituara nga mediat hebraike theksuan se Mossadi vepronte në sinergji të plotë me ushtrinë izraelite, duke përdorur një rrjet logjistik të ndërtuar brenda Iranit gjatë viteve, përmes të cilit, u sollën armë, automjete dhe sisteme komande.
Sipas entit mediatik “Channel 12”, një nga objektivat kryesore të sulmit ishte vendi bërthamor i Natancit, ku ndodhen centrifugat për pasurimin e uraniumit.
Objekti u dëmtua rëndë.
Ndërkohë, mbi 100 dronë thuhet se u lëshuan nga Irani në përgjigje, por Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë kapur tashmë shumicën e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments