Jorku i Ri, Amerikë | OKB-ja ngriti alarmin për përshkallëzimin e ofensivës së Izraelit në Bregun Perëndimor, duke vënë në dukje se midis 25 gushtit dhe 2 shtatorit kishte numrin më të lartë të palestinezëve të vrarë në një javë të vetme që nga muajin nëntor i vitit 2024.
Kështu ka thënë zëdhënësi i OCHA (Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare), Stephane Dujarric.
“Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 30 palestinezë, duke përfshirë shtatë fëmijë. Forcat izraelite duhet të jenë në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare”, thuhet në shqetësimin e shprehur nga OCHA veçanërisht për qytetin e Hebronit që tani kontrollohet nga Izraeli, ku kushtet tashmë të vështira të jetesës po përkeqësohen më tej.
“Ndërkohë, mbi 40 veta janë vrarë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit”, shkruan Ministria e Shëndetësisë palestineze në kanalin e saj Telegram.
“Deri në 42 veta u vranë dhe 107 të tjerë u plagosën vetëm në 24 orët e fundit për shkak të bastisjeve dhe granatimeve nga forcat izraelite”, tha ajo.
“Numri i viktimave të agresionit izraelit deri më sot ka arritur në 40861, me 94398 të plagosur”, tha ministria.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios