Haiti | Bandat e armatosura në Haiti po intensifikojnë sulmet e tyre në zona që nuk i kontrollojnë ende, ka paralajmëruar kreu i Zyrës së Integruar të Kombeve të Bashkuara në vendin e Karaibeve.
“Situata në Haiti për fat të keq është përkeqësuar”, tha znj. María Isabel Salvador, në një konferencë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili, më shumë se një vit më parë ratifikoi vendosjen e një force ndërkombëtare të sigurisë, për të ndihmuar policinë të rivendoste rendin.
Përhapja e dhunës nga toka dhe deti po mbjell terror dhe frikë, duke pushtuar aparatin e sigurisë kombëtare, nënvizoi znj. Salvador, sipas së cilës, misioni ndërkombëtar mbetet me mungesë kritike në burime, të cilat, mund të ndikojnë në vendosjen e tij, dhe ta pengojnë atë të kryejë detyrat në mbështetje të policisë vendore.
“Më shumë se 4200 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e enjtja për shkak të sulmeve rreth kryeqytetit”, vlerësojnë Kombet e Bashkuara, ku shumica janë strehuar në kampe të improvizuara brenda shkollave, kishave dhe qendrave shëndetësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments