
Jorku i Ri, Amerikë | “Më shumë se 10 mijë kamionë që transportonin ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit”, tha OKB-ja.
Ndihma humanitare që hyn në Gaza që nga armëpushimi i 19 janarit ka parë një rritje masive.
“Në dy javë pas armëpushimit, ne kemi sjellë më shumë se 10000 kamionë”, tha z. Tam Fleçër (Tom Fletcher), kreu i Agjencisë së Koordinimit Humanitar të OKB-së (OCHA) në rrjetin social virtual Iks (X).
Pas më shumë se 15 muaj lufte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas, Rripi i Gazës dhe më shumë se dy milionë banorët e tij po përjetojnë një krizë të paprecedentë humanitare.
Deri në armëpushimin, ndihma humanitare shpërndahej mesatarisht vetëm një grusht kamionësh në ditë në territor, ku po shfaqeshin raste të kequshqyerjes së rëndë.
Kjo nuk ka mjaftuar për të plotësuar nevojat e popullsisë për ushqim, nevoja elementare dhe shëndetësore.
Para luftës, të shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, mesatarisht 500 kamionë hynin në Gaza çdo ditë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments