top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB-ja BËN THIRRJE PËR HETIMIN E VDEKJES NË BURG TË UDHËHEQËSIT INDIGJEN TË NIKARAGUAS BRUKLLIN (BROOKLYN) RIVERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për vdekjen e udhëheqësit indigjen Miskito, Brukllin Rivierës (Brooklyn Rivera), i cili vdiq të dielën në moshën 73-vjeçare, ndërsa ishte në paraburgim nga autoritetet nikaraguaiane.


Apeli u bë nga zëdhënësi i OKB-së, Stefan (Stéphane) Dujarric, i cili gjithashtu përsëriti nevojën për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, procesin e rregullt ligjor dhe kushtet dinjitoze të burgjeve në Nikaragua.


Pas arrestimit të tij në shtator 2023, ai iu nënshtrua zhdukjes me forcë për 14 muaj, derisa ndalimi i tij u konfirmua me akuzat për tradhti.


Vetëm pak ditë më parë, u botua një fotografi e tij që e tregonte në gjendje shumë të keqe fizike, e ndjekur nga njoftimi se ai kishte vdekur në paraburgim shtetëror.


Qeveria e Presidentit marksist-leninist Daniel Ortega dhe e bashkëshortes së tij Rosario Murillo ia atribuoi vdekjen efekteve të një infeksioni bakterial të lidhur me COVID-19-ën, por Grupi i Ekspertëve të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Nikaragua denoncoi mungesën e një hetimi të pavarur dhe dështimin për t'ia kthyer trupin e tij familjes, faktorë që forcojnë dyshimet për përgjegjësi të shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page