Jorku i Ri, Amerikë | Popullsia botërore do të arrijë kulmin e saj brenda 60 viteve, duke u rritur nga 8.2 miliardë njerëz aktualë në 10.3 miliardë.
Rënia e lindjeve po bën të vetën në nivel global. Kjo është ajo që del nga raporti i fundit “Perspektivat e Popullsisë Botërore 2024” nga Kombet e Bashkuara.
Të dhënat përshkruajnë një kulm në popullsinë botërore që do të jetë më i ulët dhe që do të arrijë më herët se parashikimet e mëparshme.
“Kjo ndodh sepse peizazhi demografik ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit”, shpjegon Li Junhua, nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale.
Në disa vende, niveli i lindjeve është tani edhe më i ulët se sa pritej më parë, dhe ne po ashtu po shohin rënie pak më të shpejtë në disa rajone me fertilitet të lartë 30 vjet më parë, në më shumë se gjysmën e vendeve dhe zonave, numri mesatar i lindjeve për grua është më pak se 2.1, dhe gati një e pesta e të gjitha vendeve duke përfshirë Kinën, Italinë, Republikën e Koresë dhe Spanjën, tani kanë fertilitet ultra të ulët, me më pak se 1.4 lindje të gjalla për grua.
Në vitin 2024, popullsia arriti kulmin në 63 vende dhe zona, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Federatën Ruse, dhe popullsia totale e këtij grupi pritet të bjerë me 14% gjatë tridhjetë viteve të ardhshme.
Për 48 vende dhe zona të tjera, duke përfshirë Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin, popullsia pritet të arrijë kulmin deri në vitin 2054.
Në 126 vendet e mbetura, duke përfshirë Indinë, Indonezinë, Nigerinë, Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara, popullsia do të rritet deri në vitin 2054 dhe më pas do të arrijë kulmin në gjysmën e dytë të shekullit ose më vonë.
Nëntë vende në grupin e fundit, duke përfshirë Angolën, Republikën Qendrore të Afrikës, Kongon, Nigerin dhe Somalinë, pritet të rriten shumë shpejt, me popullsinë totale të dyfishuar midis 2024 dhe 2054.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments