top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

OJQ: DERI TANI 988 ARRESTIME DHE 11 VDEKJE NË PROTESTAT NË VENEZUELË | 91 NGA TË ARRESTUARIT JANË ADOLESHENTË.

Karakas, Venezuelë | OJQ-ja venezueliane Foro Penal ka përditësuar numrin e demonstruesve të arrestuar në vend, nga fillimi i demonstratave më 29 korrik 2024.

 

Numëri i tyre ka shkuar në 988 veta të arrestuar dhe 11 të vdekur, si pasojë e zgjedhjeve të diskutueshme, të cilat rikonfirmuan presidentin në largim Nikolas Maduro (Nicolas Maduro).

 

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, 91 nga të arrestuarit janë adoleshentë.

 

Të dhënat e Foro Penal bien ndesh me të dhënat zyrtare të autoriteteve, sipas të cilave deri më tani janë arrestuar 2000 persona.

 

Nga ana e tyre, Observatori Venezuelian i Konflikteve Sociale (OVCS) dhe Qendra për Mbrojtësit dhe Drejtësinë (CDJ) kanë paralajmëruar një rritje të represionit pas protestave, rezultat i veprimeve të organeve të sigurisë shtetërore, të civilëve të armatosur, të ashtuquajturat kolektive, dhe të grupeve që përbëjnë Sistemin Popullor të Mbrojtjes së Paqes.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page