Teheran, Iran | OJQ-ja Iran Human Rights (Ihrngo) njoftoi se të paktën 300 ekzekutime u bënë në burgjet iraniane në shtatë muajt e parë të vitit 2024.
Në mesin e të ekzekutuarve ishin 5 gra, 42 qytetarë baloçë, 20 nga minoriteti kurd dhe 20 shtetas afganë.
OJQ-ja specifikon gjithashtu se nga 300 ekzekutimet, 172 janë kryer për krime të lidhura me drogën dhe se pas një rënie relative nga ekzekutimet pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi dhe zgjedhjeve presidenciale (19 maj-5 korrik), të paktën 49 persona u ekzekutuan në muajin korrik, 36 prej tyre në 11 ditët e fundit të të njëjtit muaj.
Irani Human Rights bën thirrje komuniteti ndërkombëtar dhe opinioni publik t'i kushtojnë vëmendje të veçantë ekzekutimeve në burgjet iraniane.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për valën e re të ekzekutimeve të aktivistëve civilë kurdë dhe të të burgosurve të dënuar me vdekje për krime droge në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha drejtori i Ihrngo, Mahmood Amiry-Moghaddam.
“E vetmja mënyrë për të parandaluar këtë valë ekzekutimesh është rritja e presionit politik përmes protestave të shoqërisë civile dhe presionit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios