OHAJO; SHBA-ës | SOKOL HOXHA U ARRESTUA; I DËNUAR PËR 3 VRASJE (MES TYRE EDHE AJO E BRUNILDA DERVISHIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 13
- 2 min read
Updated: May 19

Ohajo, ShBA-ës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Sokol Hoxha, u arrestua nga autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit.
Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Banaj, në Patos, në vitin 1997 por dhe të një subjekti (femër) shqiptar, të quajtur Brunilda Dervishi (Hoxha), në muajin gusht të vitit 1997.
Sipas të dhënave penale vrasja e saj u lidh me shfrytëzimin e prostitucionit; me viktimën dyshohet se kishte martesë të rreme.
Ndaj tij, autoritetet shqiptare të gjykimit penal kanë shqiptuar dënim me njëzet e pesë (25) vjet heqje lirie.
Dënim penal ndaj tij kanë shqiptuar edhe autoritetet belge të gjykimit penal.
Ai u arratis fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar ku u paraqit rrejshëm si refugjat nga Kosova dhe më pas u arratis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftim | Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.
Arrestohet në Ohio, SHBA, një shtetas shqiptar, i dënuar në Shqipëri, me 25 vjet burgim, dhe në Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për vrasje.
I arrestuari, në muajin mars 1997, vrau 2 vëllezër, në Patos, dhe 5 muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si “Njesia e përbashkët e shërbimeve investiguese”, e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë), Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, homologëve të tyre në Uashington, Mançester dhe Bruksel, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi", u arrestua në Ohio, shtetasi shqiptar i kërkuar që prej vitit 1997:
-S. H., 51 vjeç, lindur në Fier.
Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.
Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer 51-vjeçarin për t'u përballur me drejtësinë në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments