top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OBJEKTIV I SULMIT IZRAELIT NË GAZA ISHTE UDHËHEQËSI I HAMASIT MOHAMMED DEIF (KOMANDANT I KRAHUT USHTARAK TË HAMASIT) | TË PAKTËN 20 TË VDEKUR DHE 100 TË PLAGOSUR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzel, Izrael | Gazeta Yisrael Hayom, e cituar nga enti mediatik Kohërat e izarelit (Times of Israel), duke cituar një raport të paspecifikuar”, tha se objektivi i sulmit izraelit në zonën al-Mauasi (Mawasi) në jug të Gazës ishte udhëheqësi i Hamasit Mohammed Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit.

 

Ndërkohë, Radio Army, duke cituar tre burime të mbrojtjes, raporton se objektivi ishte shumë domethënës dhe se rezultatet nuk janë menjëherë të qarta.

 

Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) nuk ka lëshuar ende një deklaratë për sulmin, i cili sipas mediave palestineze shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve.

 

Në veçanti, agjencia palestineze Wafa raporton se numri është të paktën 20 të vdekur dhe 100 të plagosur në zonën që pret qindra mijëra njerëz të zhvendosur.

 

Rreth 30 persona u dërguan në spital, por dyshohet se shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page