Vjenë, Austri | Të paktën 15 veta kanë vdekur në Evropën Qendrore dhe Lindore pas kalimit të stuhisë shkatërruese Boris, e cila la mijëra njerëz të pastrehë dhe shkaktoi dëme të mëdha që është ende e vështirë të vlerësohen.
Reshjet e pandërprera kanë goditur rajonin që nga e premtja, duke fryrë përrenj dhe lumenj dhe duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndonjëherë me helikopter, pasi u strehuan në çatitë e shtëpive apo makinave të tyre.
Përveç shtatë vdekjeve të regjistruara në Rumani, Austria njoftoi dy vdekje të reja, dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç, pas asaj të një zjarrfikësi një ditë më parë.
Në Republikën Çeke, policia konfirmoi në radion publike se një person është mbytur dhe shtatë të tjerë janë zhdukur.
Policia polake raportoi katër viktima në rajonet e prekura, ndërsa kryeministri Donald Tusk njoftoi ndihmë të menjëhershme prej një miliard zloti (235 milionë euro).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments