NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI NË INTERNET-KAFENENË E GAZËS U RRITET NË 39 | USHTRIA E IZRAELIT DEKLAROI SE NË SHËNJESTËR ISHIN OPERATIVËT E ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 1
- 1 min read

Gazë | Transmetuesi arab “Al Jazeera” raporton se numri i të vdekurve nga bombardimi i djeshëm izraelit i një kafeneje interneti në bregdetin verior të qytetit të Gazës është rritur në 39 dhe në dhjetëra të plagosur.
Midis viktimave thuhet se është edhe fotoreporteri palestinez Ismail Abu Hatab.
Lidhur me këto raportime, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë dje në mbrëmje se kishin shënjestruar disa operativë të Hamasit në Gazën veriore këtë mëngjes.
Sipas ushtrisë izraelite, para sulmit ishin marrë masa të gjera paraprake për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve.
“Incidenti aktualisht po hetohet nga IDF-ja”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments