
Paris, Francë | Shumë besimtarë u dyndën sot për të marrë pjesë në masat tradicionale të Lindjes së Krishtit në Notre-Dame de Paris, e cila, feston Krishtlindjet për herë të parë pas zjarrit të vitit 2019.
Për këtë festë, nën qemerët e pastër të kësaj katedrale, një kryevepër e arkitekturës gotike franceze, më shumë se 860 vjeçare, janë planifikuar disa funksione përpara meshës tradicionale të mesnatës.
Shumë besimtarë, por edhe turistë e kureshtarë nga e gjithë Franca e madje edhe nga jashtë u mblodhën atje.
Faqja e internetit e Notre-Dame rekomandon mbërritjen 30 minuta para kohës së festimeve, duke pasur parasysh se radhët mund të jenë të gjata, me rrezikun e mos pamundësisë për të hyrë në katedrale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments