top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NORVEGJIA DO T'I KËRKOJË GJYKATËS SË DREJTËSISË NJË OPINION MBI NDALIMIN E UNRWA-s NGA IZRAELI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | Mbretëria e Norvegjisë do të kërkojë një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) për të dënuar qeverinë izraelite për përfundimin e bashkëpunimit me agjencinë humanitare palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA).

 

Këtë e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).

 

Muajin e kaluar, Knesset i Izraelit miratoi dy projektligje që ndalojnë UNRWA-n të hyjë në territorin izraelit dhe që ndalon shtetin izraelit të kontaktojë agjencinë, masa që do ta pengonin atë të dërgonte ndihma në Gaza, pas akuzave nga Izraeli se anëtarët e stafit të UNRWA-s në Gaza ishin të përfshirë në sulmet terroriste të 7 tetorit 2023.

 

OKB-ja nisi një hetim mbi pretendimet izraelite dhe pushoi nëntë anëtarë të stafit të UNRWA-s si rezultat.

 

Zv/ministri i Jashtëm norvegjez Andreas Motzfeldt Kravik mbajti konsultimet fillestare në OKB në Jorkun e Ri për të diskutuar një projekt-rezolutë që do t'i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila, do të kërkonte një opinion këshillues nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur ekzistencën e UNRWA-s.

 

Agjencia e OKB-së tha se Izraeli shkatërroi ose dëmtoi dy të tretat e objekteve të tij në Gaza dhe se 243 veta nga stafi i saj u vranë.

 

Ligji i miratuar nga parlamenti izraelit më 28 tetor pritet të hyjë në fuqi brenda tre muajve dhe ka të ngjarë të mbështetet nga administrata e re Tramp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page