top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJOFTIM NGA POLICIA E SHTETIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI PLANIN E LËVIZJES SË AUTOMJETEVE NË QYTETIN E DURRËSIT NË KUADËR TË AKTIVITETIT ÇIKLISTIK NDËRKOMBËTAR “GIRO D’ITALIA 2025”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 7
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | 📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

 

📌Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

 

📌 Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

 

Segmentet e rrugëve📍:

📍Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

📍Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

📍Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

📍Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

📍Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

📍Rruga e Re e Portit

📍Rruga "Aleksandër Goga"(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

📍Rruga "Dëshmorëve" (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

📍Rruga "Adria"(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

📍Rruga "Pavarsia"(deri në Plepa)

📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

📍Rruga “Mars 91”

📍 Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

📍Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

📍Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”

 

📌Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

📍Autostrada "Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan".

 

📌Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

📍Rruga "Taulantia"(nga ish-hotel "Vollga" deri te hotel "Arvi")

📍Rruga "Anastas Durrsaku"(nga ish-hotel "Vollga" deri te gjimnazi "Gjergj Kastrioti")

📍Rruga e Re e Portit

 

📌Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page