Londër, Britani e Madhe | Ka pasur një mori përditësimesh në orët e fundit - ja çfarë duhet të dini.
Pas raporteve fillestare, kumtohet se Ukraina ka gjuajtur për herë të parë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Britania e Madhe në objektiva brenda Rusisë.
Kjo vjen pasi Ukraina lëshoi raketa me rreze më të gjatë të furnizuar nga SHBA në territorin rus për herë të parë të martën - një ditë pasi presidenti i SHBA-ës Xhëu Baidn (Joe Biden) dha lejen për ta bërë këtë.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kishin kërkuar miratimin e SHBA-ës që Kievi të përdorte raketat Storm Shadow të ofruara nga Britania për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.
“Megjithatë, përdorimi i raketave Storm Shadow mund të jetë shumë pak vonë”, thotë korrespondenti i sigurisë i BBC-së, z. Frank Gardner.
Më herët, Ukraina tha se Rusia po organizon një sulm psikologjik në përhapjen e mesazheve të një sulmi të madh - kjo erdhi pasi SHBA-ës dhe vendet e tjera mbyllën përkohësisht ambasadat e tyre për një kërcënim sulmi ajror.
“Ndërkohë, presidenti amerikan Baidn (Biden) ka rënë dakord t'i japë Ukrainës mina tokësore kundër personelit”, thotë një zyrtar i mbrojtjes për entin mediatik britanik BBC, ndërsa SHBA rrit ndihmën për të ngadalësuar përparimet e Rusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments